"Punoj për Fugën tani...!" Si u zhduk nga tregu gazetarja e njohur për të punuar si "profil fals" e Ramës
Ish-deputeti Edi Paloka ka treguar historinë e një mikeshës së tij, dikur gazetare e njohur, e cila sot është bërë pjesë e zyrës së propagandës së kryeministrit Rama duke bërë komente me profile false në Facebook.

Historia e rrëfyer nga Paloka

Sot takova rastesisht nje miken time qe kisha ca kohe pa e pare dhe u ulem per nje kafe. E pyeta ku ishte “zhdukur” sepse ne fakt ishte “zhdukur” dhe nga ekranet e tv ku e shihja ndonjehere. U vu ne siklet po ma tha: “Punoj per Fugen tani”

Per Ramen ?! – e pyeta , realisht i habitur duke ditur cfare mendonte per te.

“Rroge me e mire, kisha nevoje”- mu pergjigj.

Duke e ditur qe dhe ku punonte me pare kishte patur rroge te mire, vetem e imagjinova (pa e pyetur) se sa me mire duhej te paguhej tani. Mendova qe punonte ne stafin e ngushte te zyres se shtypit , apo me mire te propagandes, po jo.

Ishte njera nga dhjetra profilet fallco qe i bejne like Rames dhe na sulmojne ne ne rrjetet sociale.

“Qendren e kemi tek Pallati i Kongreseve”- me tregoi- Jemi shume, po paga eshte e mire- me perseriti per te justifikuar ate qe bente dhe shtoi duke qeshur: ”Ty nuk te kam share asnjehere…”

Nderkohe qe shqiptaret varferohen cdo dite e me shume dhe familje te tera mezi sigurojne dhe buken e gojes, kryebanditi i vendit paguan nga buxheti, (pra nga taksat, nga parate qe na vjel ne te gjitheve) rroga te majme per ti bere atij lavde dhe per te sulmuar kundershtaret ne rrjetet sociale…
Shtuar më 13/07/2019, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori