Punimet në rrugë shkaktojnë trafik kilometrik në aksin Vorë-Fushë Krujë
Aksi rrugor Vorë-Rinas-Fushë Krujë vijon të mbetet një makth për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Punimet që po bëhen në urën në qendër të qytetit të Fushë-Krujës kanë shkaktuar një trafik të rënduar në këtë aks, ku radha e makinave shkon në mbi 15 km.

Punimet e ndërtimit të kësaj ure nuk dihen se sa do të zgjasin, pasi nuk ka asnjë tabelë që tregon fillimin apo mbarimin e punimeve. Kjo gjë ka sjellë vonesa të mëdha, për këdo që udhëton në këtë aks në drejtim të Rinasit, Durrësit apo jugut të Shqipërisë.
Shtuar më 19/08/2019, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori