Punëtori u varros në beton, kush janë përgjegjësit që u arrestuan në Elbasan
Pëlqej
Nji incident i frikshëm ka ndodhur dje në Elbasan në një fabrikë çimentoje, ku për pasojë humbi jetën një punëtor dhe u plagos një tjetër.

Sipas dëshmive viktimës i kanë rënë tonelata cimento sipër dhe duke e lënë të vdekur në vend.

Ky aksident në fabrikën e cimentos në Elbasan ka cuar në arrestimet e dy prej drejtuesve të fabrikës.

Në pranga kanë rënë Gëzim Spaho, menaxher I departamentit të shpërndarjes dhe Gëzim Jaçellari, teknik ndërtimi.

Arrestimi është bërë me akuzën, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Edhe dy punonjës të tjerë të fabrikës janë proceduar në gjëndje të lirë. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2018, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori