Punësim në OSHEE e spitale, Gjykata shpall vendimin për grupin "Bajri"
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masat e sigurisë për anëtarët e grupit “Bajri”.

Gjykata ka dhënë masën “Arrest me burg” për:

Safet Ristemi

Ilir Rustemi

Astmer Bilali

Ismet Idrizi.

Behar Bajri

Sirjan Alija në kërkim

Jorida Murati (arrest shtëpie)

Me masë “detyrim paraqitje”:

Senad Halluni

Florine Hoxha

Mira Nikaj

Në seancën e sotme Behar dhe Safet Bajri i cilësuan sajesa akuzat ndaj tyre.

“Mos na mbani pa të drejtë. Gjithçka e kemi nga Anton Martini. Janë akuza të sajuara. Duan të na mbajnë në burg me çdo kusht”, janë shprehur të pandehurit, Behar dhe Safet Bajri.

Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda Tiranë, pranoi dje kërkesën e mbrojtësit avokatit Arbër Hoxha dhe 4 anëtarëve të grupit “Bajri” për shuarjen e masës së sigurisë të vitit 2018, për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit. Megjithatë, anëtarët e grupit Bajri do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim, pasi ndaj tyre, mbetet në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg” dhënë të mërkurën.

4 anëtarët e grupit Bajri u arrestuan në kuadër të operacionit “Oaz”, ndërsa akuzohen për gjobvënie dhe punësim në OSHEE e spitale . Po sipas hetimeve, anëtarë të grupit Bajri, në bashkëpunimin me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëpërmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve./abcnews.al

Shtuar më 23/11/2019, ora 13:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori