"Publikojmë telefonatën": Presidenca zbulon detaje nga biseda e Metës dhe Palmerit
Lajmi se ditën e djeshme ka patur një bisedë
telefonike rreth 30 minuta mes Presidentit Ilir
Meta dhe Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer u bë sot publik në të gjitha mediet.
Pikërisht në lidhje me këtë ka reaguar zëdhënësi i
Metës, Tedi Blushi i cili ka thënë se
nëse ambasada dëshiron, biseda mund edhe të bëhet publike.
Ditet e fundit kanë qenë mjaft të nxehta sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, ku sëfundmi KPA ka shkarkuar nga detyra edhe dekretin e parë të
Metës, Besnik Muçin.
Postimi i Blushit
Të dashur kolegë gazetarë,
Interesimit tuaj për një lajm, që siç më vutë në dijeni, ja u ka konfirmuar z.Guri Lekloti dhe ju ka sugjeruar t’ja u konfirmoj edhe unë, ju sqaroj:
Po, është e vërtetë që mbrëmjen e djeshme ka patur një bisedë
telefonike rreth 30 minuta mes Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir
Meta dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Mattheë Palmer, me kërkesë të këtij të fundit.
Qëndrimet e Presidentit
Meta të shprehura gjatë kësaj bisede
telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese.
Megjithatë
nëse z.Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë, dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede
telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar.
Presidenti
Meta nuk ka asgjë për të fshehur!
Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!
Shtuar më 21/11/2019,
ora 12:00