Publikoi "procesverbalin" e mbledhjes në Shkodër, PS i përgjigjet Berishës
Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me procesverbalin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha për mbledhjen e dy ditëve më parë në Shkodër nuk është i vërtetë.

Në një reagim për mediat, PS-ja thekson se këto dokumentet nuk janë të vërteta. Më tej theksohet se publikimi i këtyre dokumenteve është bërë qëllimisht për të përbaltur socialistët.

Reagimi i Partisë Socialiste

Duke marrë shkas nga një publikim i një dokumenti të aluduar si procesverbal i dalë nga mbledhja e dy ditëve më parë në degën e Partisë Socialiste Shkodër, duam të sqarojmë opinionin publik që ky dokument i publikuar në rrjetet sociale është jo i vërtetë dhe tërësisht i sajuar.

Partia Socialiste Shkodër distancohet nga të tilla veprime të cilat kanë si qëllim përbaltjen e kësaj force politike.

Disa orë më parë, Berisha publikoi disa dokumente ku sipas ish-kryeministrit ishte biseda e zhvilluar në mbledhjen e socialistëve të dy ditëve më parë.
Shtuar më 20/08/2019, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori