Publikoi foton krah pensionistes, ku i çalon strategjia Bashës?
Duket se strategjitë e Ramës dhe Veliajt për të shitur imazhin e politikanit që ulet gju më gju me popullin, kanë joshur edhe vetë Bashën.

Kreu i opozitës ka tentuar të "ndërtojë" një farsë të tillë ditën e sotme, por e kanë tradhtuar shumë detaje.

Ai ka publikuar në “Facebook” një foto të shkrepur nga stafi i tij, ku shfaqet me një grua pensioniste, e cila ka dalë të bëjë pazarin për familjen.

“Me Verën, gjyshen që çdo ditë e nis me pazaret dhe preokupimin për t’i gatuar familjes.

Pensionistja që si shumë të tjerë në Shqipëri kujdesen mes sakrificave për fëmijët, nipërit dhe mbesat”, shkruan Basha.

Deri këtu skenari duket i ndërtuar mirë, por ja që çalon.

Pikë së pari pensionistja nuk duket të jetojë në lagjen e Bashës,
Long Hill pasi në këtë vend nuk gjendet asnjë vend vërdallë ashtu rastësisht ku blihen domate.

E dyta, pensionistjaBasha ka zgjedhur nuk duket aspak si gjyshet tona. Ajo shfaqet e kuruar nga koka te këmbët, e veshur me shumë kujdes, me bizhuteri dhe madje edhe make up.

E treta qeset që ka në duar kjo gjyshe janë aq të vogla sa nuk ka nevojë aspak për ndihmë.

E katërta dhe më e rëndësishmja, Basha është aq naiv sa e sheh kamerën drejtpërdrejtë dhe madje nuk e fsheh dot as buzëqeshjen.

Nuk e dimë a quhet sakrifica këto, por dimë që Basha duhet të bëjë pak më shumë kujdes me marketingun politik që i bën vetes. /albeu.com/

Shtuar më 01/02/2020, ora 14:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori