Man United ndahet në klane, lojtarët anglezë nuk e duan lider Ronaldon

Te Man. United ka diçka që nuk shkon. Edhe pse “djajtë e kuq” fituan në ndeshjen e prapambetur me Brighton, situata në dhomat e zhveshjes nuk është dhe aq e qetë madje sipas “Bild” është shumë e keqe.

Prestigjozja gjermane shkruan se te Man. United skuadra është ndarë në klane që po luftojnë në mënyra indirekte njëra-tjetrën teksa në qendër të polemikave është Cristiano Ronaldo.

Siç shkruan “Bild”, lojtarët anglezë si Maguire që është dhe kapiteni bashkë me Sancho, Rashford e më parë edhe Greenwood nuk e durojnë dot idenë dhe mënyrën sesi Ronaldo kërkon të udhëheqë grupin përmes lojtarëve të tjerë portugezë, Dalot e Bruno Fernandes.

Situata është shumë delikate dhe rezultatet e ndeshjeve të ardhshme do të tregojnë nëse me të vërtetë Man. United e mori veten apo problemet dhe klanet mund të përkeqësojnë gjendjen dhe rezultatet në fushë.


Shtuar 16.02.2022 20:50