Dalin pamjet, momenti kur dy persona i vënë tritolin lokalit në Shkodër

Pamjet që shikoni janë të momentit ku pak pas mesnate, dy persona afron te lokali i 65-vjeçarit Fan Kolbuçaj, dhe i vënë lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm.

Kujtojmë se nga shpërthimi i lëndës plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale), ka pasur vetë dëme materiale.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.