Psikologia hedh poshtë akuzat e 27 vjeçares: Nuk kemi patur mësues fetar (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme, në studion e emisionit "Dua të të bëj të lumtur", u prezantua historia e trishtë e një vajze të ritur në jetimoren e Shkodrës, e cila ngriti akuza për ngacmim seksual.

Lidhur me këtë episiod, ka reaguar një punonjëse sociale që ka lidhje me Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër.

Antonjeta Pero akuzon vajzën që bëri denoncimin shokues në TV se po gënjen publikisht, por pavarësisht këtij fakti, duhet ndihmuar.

Pero shkruan se rasti i Adrianës po propagandohet shumë, ndaj bën thirrje që shteti të reagojë që të mos merren nëpërkëmbë punonjësit e Shtëpisë së Fëmijës.

"Kam dy dite që përpiqem, që të bahet kujdes në propagandimin e rastit të vajzës në emisionin e kësaj nate. Shteti duhet të reagojë i pari. më vjen mirë që u vu drejtësia në vënd.

Boll janë marrë nëpërkambë punonjësit e shtëpisë së fëmijës.

Këtë radhë porositësi paska qëllu ma i dobët", shkruan Pero.

Ndërkohë ajo kërkon që vajza të ndihmohet të ketë një jetë normale, pasi sipas saj, Adriana me këtë denoncim po përpiqet të fitojë asgjë më shumë se një jetë normale.

"Asgjë nuk ashtë e vërtetë nga ato që Adriana tha.

Por duhet të ndihmohet të jetoje normalisht. këtë kërkon të arrijë.

Forca ta ndihmojmë!", shkruan ajo, ndërsa në një postim tjetër thotë që as vetë Adriana nuk po i beson ato që po thotë.

"Adriana duhet ndihmuar me çdo kusht. Një specisliste, e kupton që edhe Adriana nuk i beson, ato çka po thote vetë", thotë psikologia.

Ndërkohë ajo shprehet se Shtëpia e Fëmijës ku ka qëndruar Adriana nuk ka patur kurrë mësues të fesë.

Menjëherë pas denoncimit të 27 vjeçares u arrestua ish-shefi i Policisë së FushëArrëzit, por ditën e djeshme ai është lënë i lirë.

Shtuar më 07/06/2020, ora 13:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori