Pse u lirua Viktor Ymeri, aktiviteti në burg që nxorri nga qelia anëtarin e bandës së Gaxhait
Gjykata e Elbasanit liroi nga burgu
Viktor Ymerin në 27 dhjetor, i cili ishte dënuar me 25 vite
burg për vrasjen e Arben Pajës e Ilir Xhungës.
Vendimi i gjykatës së Elbasanit shkaktoi mjaft reagime në publik për shkak të së shkuarës së Ymerit dhe lidhjeve të tij me grupet kriminale të Vlorës.
“Abc News” ka siguruar ekskluzivisht vendimin e gjykatës së Elbasanit që çoi në lirimin e
Viktor Ymerit.
Gjykata ka marrë në konsideratë punën që
Ymeri ka bërë gjatë kohës që ndodhej në
burg duke ia zbritur atë nga dënimi.
Një muaj para se të merrte vendimin për lirimin e
Viktor Ymerit,
gjykata e Elbasanit kishte vendosur që t’i njihte atij ditët e punës së kryera në burgun e Peqinit, të cilat konvertohen në 5 muaj e 16 ditë
burg. Këto ditë burgu janë zbritur nga totali i dënimit ndaj Ymerit, gjë e cila çoi në lirim.
Viktor Ymeri u arrestua në vitin 1999 me akuzën e vrasjes me dashje duke u dënuar fillimisht me 25 vite
burg. Disa vite më vonë, teksa ishte në
burg, ndaj tij u dha edhe një vendim me 24 vite
burg nga një gjykatë italiane sërish me akuzën e vrasjes.
Në vitin 2017,
Ymeri i kërkoi gjykatës së Durrësit që të bashkonte dy vendimet. Kërkesa e tij u pranua dhe përfundimisht u dënua me 25 vite
burg.
Pas dy viteve shqyrtim nga shkalla e parë në apel, kjo e fundit vendosi në maj 2019 pranimin e kërkesës për bashkimin e dënimëve duke theksuar se atij i kishin mbetur edhe 3 muaj e 20 ditë
burg.
Praktikisht, sipas këtyre vendimeve,
Ymeri duhej të lirohej nga burgu në shtator 2019, por kjo nuk ndodhi pasi atij nuk i ishin zbritur ditët e burgut nga puna që kishte bërë në burgun e Peqinit.
Ka qenë vendimi i datës 27 nëntor 2019 që i zbriti atij ditët e burgut për shkak të punës së bërë në
burg që çoi në arsyetimin e gjykatës në 27 dhjetor për lirimin përfundimtar të
Viktor Ymerit.
Kush është
Viktor Ymeri
Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit më problematikë në Vlorë dhe që ka lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizajn, i ekzekutuar para disa muajsh në
Durrës.
Viktor Ymeri konsiderohej nga Policia dhe Prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si Gaxhai, i dënuar me burgim përjetë.
Ymeri dhe Gaxhai kanë ekzekutuar së bashku në qershor të vitit 1999 me dhjetëra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në
Durrës.
Fillimisht, Paja dhe Xhunga të cilët po udhëtonin me një furgon tip “Citroen” në afërsi të Drejtorisë së Policisë
Durrës, janë qëlluar me një predhë kundërtanku, e cila edhe pse ka prekur parakolpin e furgonit, fatmirësisht nuk ka plasur. Pas kësaj, mbi Pajën dhe Xhungën janë derdhur breshëri automatiku kallashnikovi, të cilat vinin nga katër krahë, duke i lënë të vdekur në vend. Për këtë ngjarje, Policia e Durrësit në atë kohë arrestoi brenda shtëpisë së një doktori në
Durrës Gazmend Brakën dhe
Viktor Ymerin.
Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, dyshohet që
Ymeri të jetë dhe daja i Edison Harizajt, i vrarë me rreth 50 plumba në ngjarjen e 7 nëntorit 2018 në zonën e Plepave në
Durrës.
Harizaj dhe shoku i tij Genci Caci u qëlluan vetëm 7 ditë pasi
Gjykata e Apelit në
Durrës projektoi lirimin nga qelia të të afërmit të tyre
Viktor Ymeri, për të cilin më 31 tetor 2018 ka vendosur t’i rrëzojë dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë në 23 qershor 2017 nga
Gjykata e Durrësit dhe ta dënojë atë përfundimisht me 25 vite burgim./abc news/
Shtuar më 06/01/2020,
ora 13:51