Pse të gjithë janë fiksuar pas "Përputhen" dhe "Love Story"? Si e shpjegon shkenca
Aktualisht në Shqipëri janë huazuar pjesërisht patenta nga jashtë dhe janë vendosur në dy ekranet e televizioneve kombëtare, Tv Klan dhe Top Channel, të programeve që quhen ndryshe "dating shows" ku në epiqendër vihen historitë e dashurisë dhe sigurisht drama.

Dukshëm, programet kanë shkaktuar një kërshëri shumë të madhe në rrjet duke marrë parasysh numrin e madh të klikimeve dhe etiketimet që qarkullojnë kudo në web për këto programe shkruan albeu.com.

Por çfarë thotë psikologjia për këtë fenomen?

Sipas shkencës që studion mendjen dhe sjelljen, ka disa arsye pse natyra njerëzore tërhiqet nga këto dating shows:

1-Sepse dashuria gjithnjë shkakton interes te ne

2-Edhe pse shpesh ka sjellje të gabuara, ne mësojmë nga debati që të mos sillemi njësoj në jetë

3-Këto programe shkaktojnë një lloj interesi të veçantë dhe dëshirë për të përjetuar dashurinë

4-Na tërheq drama

5-Na afrojnë më shumë me komunitetin, pasi gjendemi në hallet e të tjerëve duke i diskutuar pa u ndjerë keq

6-Na japin një mundësi të harrojmë problemet tona

7-Sepse me anë të gabimeve të tyre, heqim edhe fajet nga vetja. Të gjithë jemi njerëz. /albeu.com/


Shtuar më 01/12/2020, ora 14:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori