PSE, Severin: Berisha të pranojë ofertën e Ramës
Pëlqej
Gjatë mbledhjes së Komitetit të Internacionales Socialiste, në një intervistë për median shqiptare, Adrian Severin, zëvendëspresidenti i grupit të socialisteve dhe demokratëve në Parlamentin Europian, njëherazi dhe numri dy i komisionit të politikës së jashtme në Parlamentin Europian, shprehet për krizën politike në Shqipëri dhe ofertën më të fundit të Partisë Socialiste.

Më poshtë prononcimi i tij i plotë:
"Unë mendoj se ne kemi një dëshirë të sinqertë ta shohim Shqipërinë plotësisht të integruar në Bashkimin Europian dhe në kuadër të kësaj ne e mbështetëm shumë progres raportin e fundit që u prezantua nga Komisioni Europian. Megjithatë është absolutisht e qartë se megjithë dëshirën tonë për ta përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, por megjithë kërkesat e miqve tanë socialistë në Shqipëri të cilët na kërkuan të përshpejtojmë këtë proces, ne nuk mundemi që thjesht ta fillojmë këtë proces përpara se të jenë tejkaluar mosmarrëveshjet e brendshme politike, përpara se të jenë zbatuar plotësisht kriteret politike të Kopenhagenit, cka do të thotë që qeveria dhe opozita të punojnë sëbashku, të njohin rolet e tyre respektive në një demokraci. Në një demokraci qeveria nuk është gjithcka. Në një demokraci opozita është një institucion publik, është një institucion i nevojshëm dhe duhet respektuar. Njëkohësisht ajo duhet përfshirë në procesin politik. Pra propozimet e fundit, sugjerimet e fundit të bëra nga socialistët shqiptarë për të konsoliduar kësisoj, ose për të arritur një stabilitet të qëndrueshëm brenda vendit janë të mirëpritura nga ne, pra mendoj jo vetëm nga socialistët dhe demokratët europianë por edhe nga familjet kryesiore politike në Europë dhe në këtë moment presim një përgjigje pozitive nga qeveria shqiptare. Unë mendoj se në këtë moment topi është në fushën e qeverisë dhe për këtë arsye e gjithë përgjegjësia për hapat e mëtejshme bie mbi qeverinë shqiptare. Pra shpresoj se përgjigja do të jetë pozitive dhe se nisur nga kjo përgjigje ne mund të punojmë për të arritur një stabilitet të mirëfilltë politik në vend dhe jo thjesht një stabilitet në dukje, dhe me këtë stabilitet ne mund të vazhdojmë më tej me negociatat dhe mbështetjen e përbashkët për të përmbushur hapat dhe për të arritur standardet për futjen e vendit në BE."
Shtuar më 17/11/2010, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori