Pse nuk e shkarkon Presidentin Meta? Përgjigjet Rama
Pëlqej
Kreu i Qeverisë Edi Rama ka folur me tonë shumë të forta kundër Presidentit Meta dhe vendimit të tij për të mos dekretuar Gent Cakajn.

Rama deklaroi se Presidenti Meta i bën të gjithë këto për shkak se sillet si kryetari i LSI-së dhe jo Presidenti i vendit, dhe për këtë është pyetur se pse nuk e shkarkon Metën.

Për këtë Rama u shpreh se kërkon një shumicë të theksuar në Kuvend.

“Bujar Nishani meriton respekt për shkak të Ilir Metës. Pavarësisht se ishte partiak nuk arriti atje ku arriti Meta

Shkarkimi i Ilir Metës kërkon 2/3 të Kuvendit të Shqipërisë. Ai thotë se mund të bëj ç’të dua. Po ai bën çfarë do duke turpëruar një vend dhe sillet si të ishte kryetar i LSI-së në ditë më të këqija.

Nëse Ilir Meta kërkon të drejtojë opozitën, nëse kërkon ta bëjë Presidencën një çizme rezervë të opozitës të shkuar pambuk.
Unë nuk kam ndërmend të futem në një konflikt ndërinstitucional”, u shpreh Rama. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2019, ora 23:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori