Pse nuk duhet ta përdorësh iPhone jashtë, kur temperaturat janë nën zero?
Me siguri e keni përdorur telefonin jashtë gjatë këtyre ditëve edhe kur temperaturat janë regjistruar nën zero? Edhe kur ka pasur më pak se 30% jetë bateri? Është gjëja më e keqe përdorimi në këtë situatë, megjithatë nuk jeni vetëm. Ka edhe shumë të tjerë që e bëjnë vazhdimisht këtë. Megjithatë, duhet ta dini se ka një arsye pse bateria e telefonit bie menjëherë në të ftohtë.

iPhone-t përdorin një lloj baterie që quhet Lithium-Ion, e cila gjendet në pajisjet me bateri të rikarikueshme. Sipas Battery Universe, temperaturat e ulëta “rritin rezistencën e brendshme dhe zvogëlojnë kapacitetin” e një baterie Lithium-Ion.

Apple thotë se telefonat iPhone punojnë më mirë kur temperaturat variojnë nga zero në 35 gradë celsius.

Kështu, nëse do që ta ruash baterinë më gjatë, evitoje përdorimin e iPhone në motin e ftohtë.

Shtuar më 22/01/2021, ora 13:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori