Kush do të jetë golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës? Dalin tre kandidatë

Fundi i Kupës së Botës po afron dhe është koha për të zbuluar se kush do të jetë golashënuesi i këtij turneu.

Katër kombëtare po luftojnë për kurorën botërore, dhe tre futbollistë për golashënuesin më të mirë të Botërorit.

Maroku, Kroacia, Argjentina dhe Franca mbetën të fundit në luftë, ndërsa për këpucën e artë po luftojnë Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Olivier Giroud.

Aktualisht lider është Mbappe, i cili ka shënuar pesë gola.

Vendin e dytë e ndajnë Giroud dhe Messi me nga katër gola. Messi dhe Mbappe pritet të jenë në krye, por Giroud nuk pritej të ishte në këtë formë. Megjithatë, ai tregoi se sa sulmues i fuqishëm është, gjë që u pa më së miri në çerekfinale kur i dha fitoren Francës kundër Anglisë. /G.D albeu.com/