"Pse Meta e refuzoi Sandër Lleshin"
Analisti Fatos Lubonja ka folur në lidhje me përplasjen Meta-Rama dhe kandidaturën e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.

I ftuar në Neës24, Lubonja ka folur për arsyet e mundshme pse e refuzoi Meta dhe pse Lleshi nuk ishte i duhuri.

“Sot jemi përsëri mbi hipoteza se pse e bëri Meta, njëra është që ai ka ndonjë informacion që ne nuk e kemi lidhur me figurën që të paktën atij i krijon mosbindjen për ta dekretuar.

Kjo mbetet enigmë, dhe vijmë te çështja tjetër, që ndoshta Meta donte të vinte në dukje mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Një këshilltar për sigurinë që për 5 vite nuk shihka se si policia është e ndërthurur me krimin, atëherë s’bën,” tha Lubonja. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2018, ora 18:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori