Pse Kerry nuk e takon Metën?!
Sekretari Amerikan John Kerry ka konfirmuar se gjatë vizitës në Tiranë do të takojë Edi Ramën dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Çuditërisht Kerry nuk do ta takojë Ilir Metën.

Vetë Meta, i pyetur për këtë fakt nga gazetari Ylli Rakipi tha se shumë media e theksojnë faktin sikur kreu i Kuvendit të Shqipërisë është izoluar nga ndërkombëtarët, por se thekson se nuk është kështu.

"Kam dëgjuar në shumë media se sikur unë qenkam izoluar nga faktori ndërkombëtar. Kjo nuk është e vërtetë, por fryrje e mediave. Kerry ka agjendën e tij dhe mund të mos e presë kryetarin e Kuvendit. Lajm do të ishte sikur Kryetari i Kuvendit të Gjermanisë ose SHBA-ve të mos më takojë", sqaroi Meta.

Nuk dihet saktësisht se pse Kerry nuk e ka në agjendë një takim me Metën, por vetëm me Ramën dhe Bashën. /Albeu.com/
Shtuar më 12/02/2016, ora 20:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori