"Pse janë fokusuar tek Çalët e Elbasanit": Berisha bën deklaratën e bujshme për grabitjen
Policia ka ndaluar katër persona me akuzën se kanë ndihmuar ose kanë dijeni për grabitjen e bujshme të Rinasit, por ish-kryeministri Berisha thotë se e gjithë kjo është një fijasko dhe se autoritetet po kërkojnë një dëshmitar të rremë.

"Pasi e informuan te zhdukej, shpallen ne kerkim Klement Çalen dhe tani jane versulur ne arrestime te te afermve te Çales, njerez qe ne jeten e tyre nuk kane te rregjistruar ndonje shkelje ligji por me shpresen e pashuar se ndonjeri prej tyre do pranoj te luaj rolin e Fred Alizotit ne grabitjen shteterore te shekullit", shkruan Berisha në Facebook-un e tij.

Postimi i Berishës

Vazhdon me sukses ne Elbasan operacioni me emer te koduar “Fredi Alizoti”.

Miq, prej kater ditesh, per te maskuar grabitjen shteterore te shekullit ne Rinas, narkopolicia me urdher te Norieges dhe Gjeneral Kanabisit, badiguardi i Eskobarit ka nisur operacioni me emer te koduar ”Fredi Alizoti”.

Per kete qellim, pasi e informuan te zhdukej, shpallen ne kerkim Klement Çalen dhe tani jane versulur ne arrestime te te afermve te Çales, njerez qe ne jeten e tyre nuk kane te rregjistruar ndonje shkelje ligji por me shpresen e pashuar se ndonjeri prej tyre do pranoj te luaj rolin e Fred Alizotit ne grabitjen shteterore te shekullit.

Perveç kesaj, narkos me uniforme po kerkojne strofullen se ku do ti vendosin disa dhjetra mijra euro, njelloj si ne rastin e pare qe i futen ne frigorifer dhe tenxhere me presion per te faktuar se u gjeten dhe parate qe nuk u “dogjen” nga policia por u poqen.

Kesaj radhe po provojne lavatriçe, mikrovale, qypa balte, gjere dhe katryve uje.

Miq, le te ndjekim gjer ne perfundimin me sukses spektakolar operacionin “Fredi Alizoti”. sb
Shtuar më 22/04/2019, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori