Të zhytur në luks, ku i gjeti 2020 VIP-at shqiptar (FOTO LAJM)

Festat e fundvitit bënë që shumë figura të njohura pas angazhimeve në televizion ose festës me familjen dhe më të dashurit e tyre të niseshin në një udhëtim të ri.

Kështu ndodhi edhe me personazhet e njohur si Blendi Fevziu, Lori Hoxha, Sara Hoxha, Marina Vjollca, Luana Vjollca, Getoar Selimi apo shumë të tjerë të cilët e pritën ose vazhduan festimet e Vitit të Ri në Dubai.

Fotot e publikuara kanë qenë thuajse të njëjta, për shkak se të gjithë kanë vizituar vendet më pikante të këtij destinacioni si shkretëtirën apo detin e tij.

Nuk dihet nëse kjo zgjedhje lidhet me temperaturat e ulta në vendin tone dhe ato verore në Dubai, megjithatë duket se të gjithë janë ndjerë mjaft rehat me ‘look-un’ e tyre veror.

Të shoqëruar nga më të dashurit e tyre, duket se figurat e njohura të ekranit shqiptar i bënë të ndihen “xhelozë” të gjithë këtë fillim viti.

Më lart ju sjellim disa prej fotove më të pëlqyera të Lorit, Luanës, Marinës e shumë të tjerëve.


Shtuar 4.01.2020 13:58