Atentatorë të cilët planifikuan të eliminonin prokurorin Ndoji, mesa duket qëllimisht vendosën të braktisin pa djegur
makinën e
përdorur.
Në të shumtën e rasteve në ngjarje të tilla autorët pas krimit e djegin
makinën për të humbur gjurmët. Kjo është një metodë mjaft e
përdorur në ngjarjet kriminale.
Mirëpo, në
atentatin që iu bë prokurorit Ndoj pasditen e së premtes nuk u përdor kjo metodë. Makina që u gjet e braktisur brenda së cilës kishte edhe armë e maska nuk u dogj. Nga ana tjetër, grupi hetimor po e mban mjaft të fshehtë se kujt i përket makina e braktisur.
Dyshimet janë se ka patur edhe një makinë të dytë. Kjo e fundit mund të ketë porositur
atentatin. Kamerat e sigurisë kanë arritur të kapin
makinën në fjalë e cila është parë disa herë pranë vendit të ngjarjes.
Ndërkohë, kamerat nuk kanë mundur të fiksojnë momentin kur ndodhi atentati./abcneës.al
Shtuar më 03/11/2019,
ora 14:32