Stresi i dedikon këngë Bora Zemanit dhe rrjeti po çmendet

Reperi i njohur Stresi ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re, në bashkëpunim me Balën. Bashkëpunimi i dyshes mban titullin “Shoqnia”.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është një varg i këngës, të cilin Stresi ia ka dedikuar moderatores Bora Zemani.

“Edhe krejt le ta dinë opinionin tim, Tiranë-Prishtinë, Bora Zemani është queen (mbretëreshë)”, dëgjohet të thotë ai.

Kujtojmë se pak kohë më parë Stresi reagoi mbi trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix.

“Doni opinionin tim? Bora Zemani është mbretëreshë”, shkroi ai në Instastory, fjalë që sot janë dhe tekst kënge.

 


Shtuar 26.12.2021 09:21