PS thërret Asamblenë Kombëtare më 12 nëntor
Pëlqej
Mimi Kodheli
Zëdhënësja e kryesisë së Partisë Socialiste Mimi Kodheli, doli sot në një deklaratë para medias, pas mbledhjes së kryesisë së PS. Ajo tha se kryesia ka vendosur të thërrasë asamblenë Kombëtare të PS më 12 nëntor, tri ditë pas vendimit të Ministrave të Brendshëm të BE-së për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.

“Sapo mbaruam mbledhjen e Kryesisë së PSSH. Kryesia mori vendim që në datën 12 nëntor, të premten në ora 11.00, të thërras Asamblenë Kombëtare të PS me synimin që të diskutohen dy ngjarje të rëndësishme. Siç janë ato që priten në datën 8-9 nëntor dhe padyshim të diskutohet lidhur me çfarë ka ndodhur në jetën politike të vendit në këtë periudhë. Si dhe me strategjinë që PS do të ndjekë në punën e saj në vazhdim”, tha Kodheli.

Ajo shtoi se midis çështjeve që u diskutuan u prek edhe një problem si ai i disa shqetësimeve që solli i deleguari i Kryesisë së PS deputeti Erjon Braçe lidhur me probleme organizative dhe statusore të qarkut të Beratit.

“Me mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS do të kemi një zhvillim tjetër pozitiv, ku do të merren vendime të rëndësishme lidhur me atë çka ndodh sot në Shqipëri. Gjithë problematikën që vendi ka, gjithë problematikën që politika e mazhorancës ka sjellë për vendin dhe me shpresën që në ta ardhmen do të kemi zhvillime të reja, absolutisht pozitive që lidhen me mbarëvajtjen e jetës në vend”, tha zëdhënësja e kryesisë së PS. (albeu.com)
Shtuar më 04/11/2010, ora 20:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori