PS-PBDNJ, marrëveshje për zgjedhjet
Rama - Dule
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule nënshkruajnë marrëveshjen për zgjedhjet e 8 majit. Në një deklaratë për shtyp, Rama u shpreh se këto zgjedhje janë të rëndësishme dhe kane si objektiv, rivendosjen e demokracisë së marrë peng, në mbrojtje të aspiratave europiane.

“PBDNJ, bëhet pjesë e të vetmes rrugës sonë, për tu dhënë qytetarëve, zgjedhësve në 8 maj, mundësinë që të zgjedhin më të mirin. Kjo është një marrëveshje e posacme, në funksion të Shqipërisë Europiane” deklaroi Rama.

Ndërkaq, Dule në fjalën e tij tha se kjo marrëveshje jep mundësinë që zgjedhjet e 8 majit të japin atë rezultat plebishitar.

Të njëjtën mesazh perçoi dhe kreu i PS-së i cili nënvizoi se me anë të kësaj marrëveshjeje jo politike, kushti primar është për të çuar vendin para.
Shtuar më 31/03/2011, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori