PS: OSBE/ODIHR-i mbështeti qëndrimin tonë
Sajmir Tahiri
Raporti i OSBE/ODIHR-it ka kritikuar zgjedhjet e 8 majit dhe se rezultati për Tiranën nuk ishte ligjor. Kështu ka deklaruar Partia Socialistë duke komentuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-ti për zgjedhjet në Shqipëri.

Deputeti socialist, Sajmir Tahiri në një deklaratë për median, ka deklaruar se raporti ka mbështetur qëndrimet e Partisë Socialiste.

Sipas këtij raporti, fitues i zgjedhjeve ishte Edi Rama me 10 vota, edhe pse KQZ-ja nuk e shpalli siç duhet ta bënte, shtopi ai.

“PS është e gatshme për të bashkëpunuar për reformën, që të garantojë zgjedhje të drejta”, u shpreh deputeti socialist.

Ditën e djeshme, OSBE/ODIHR ka publikuar raportin final për zgjedhjet e 8 majit. Në këtë raport, vlerësohet se zgjedhjet kanë qenë transparente, konkurruese por të polarizuara. Raporti thekson se votimi në 8 maj ka qenë i mirë, por ka pasur probleme në 10% të Qendrave të Votimit. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2011, ora 13:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori