Merret vendimi për 22 vjeçarin e dyshuar për eliminimin e Hekuran Billës

Gjykata ka vendosur të lërë në burg 22-vjeçarin Sebastian Malo, të dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës.

Malo dëshmoi në polici se ka qenë në zonë për të ikur të Qendra Kristal për të blerë një bluzë, deklaratë të cilën e bëri edhe para gjykatës.

22-vjeçari Sebastian Mali (nipi i shtetasit Viktor Marku) u identifikua para disa ditësh nga DVP Tiranë. Marku pritet të dalë nesër para Gjykatës.

Ditën e sotme, u arrestua një tjetër person si i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës, i identifikuar si Andi Agraja.


Shtuar 21.06.2020 09:46