PS: Marshim me lule për 3 viktimat, kujdes nga provokimet
Deputeti i PS Besnik Bare doli në një konferencë për media në cilësinë e kryetarit të degës së Paertisë Socialiste për Tiranën, një ditë para demonstratës homazh të lajmëruar nga opozita për të premten më 28 janar.

Bare tha se i fton qytetarët ti bashkohen kortezhit dhe të bëjnë kujdes për të mos rënë pre e provokimeve dhe provokatorëve. Sipas kreut të PS në Tiranë, nderimi në heshtje dhe qirinjtë janë forma e zgjedhur për dnerimin e tre personave që humbën jetën një javë më parë në demonstratë.

“Heshtja, lulet dhe qirinjtë janë mjetet tona të demonstrimit më 28 janar në Tiranë”, tha deputeti i PS, Besnik Baraj. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos shmangen nga kortezhi ndërsa i kërkoi edhe policisë që të bëjë detyrën e saj sipas ligjit.
Shtuar më 27/01/2011, ora 14:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori