Rama: Gjërat janë të lidhura, Shqipëria ka naftë të shtrenjtë dhe energji të lirë, Kosova ka energji të shtrenjtë dhe naftë të lirë

Replikat e kryeministrit Edi Rama me komentuesit në Facebook janë të shumta. Një qytetar e pyet Ramën se pse në formularin e Këshillimit Kombëtar nuk i pyet shqiptarët sa taksa duhen për naftën apo sa duhet të jetë TVSH-ja për ushqimet.

Rama nuk ka nguruar t’i përgjigjet ku i thotë se, Shqipëria ka taksat më të ulëta në rajon për individ dhe më të lartat për biznesin e madh. Sa i takon biznesit të vogël, taksa është zero, thotë Rama.

Kreu i qeverisë gjithashtu u ndal te çmimi i naftës ku tha se është rritur ndjeshëm ngado, dhe krahasoi me Kosovën ku thotë se janë të lidhura gjërat. Kryeministri tha se gjërat janë të lidhura, duke shpjeguar se nëse te ne çmimi i naftës është i lartë, në Kosovës është energjia.

Qytetari: Zoti Rama ndoshta ky ishte nje nga formularet qe nuk mund ta perpiloj as nje student ne vitin e pare! Mos ndoshta ky do sherbej per trampoline ne gabimet e njepasnjeshme te qeveris tuaj. Po valle a duhen pyetur shqipetaret sa taksa duhen tek nafta, sa duhet te jete tvsh ushqimore, dhe sa e sa taksa te tjera neper fatura te cilat jane te pa spjeguara. E pra ky eshte nje sondazh i cili tregon realitetin e mirqenies te shqipetarve.

Rama: nuk ka sa e sa taksa Shqiperia sot, po ka taksat me te uleta ne rajon per individet e me te lartat per biznesin e madh, nderkohe qe ka takse zero e madje tvsh zero per biznesin e vogel si askush ne rajon, se ne Europe jo e jo! Nuk e di c’dmth trampoline per gabimet e njepasnjeshme, nderkohe qe kete “formularin” e kane plotesuar deri mbreme 130,326 qytetare, te cilet kane treguar interes per te marre pjese ne nje komunikim te drejteperdrejte me qeverine per vendimmmarrje me rendesi strategjike per vendin per te cilat kemi dilemat tona! Sa per pyetjet e sugjeruara prej jush ato jane pyetje pergjigja e te cilave dihet, sic dihet per shembull edhe pergjigja e pyetjes “a duhet te ngrihet cmimi i energjise, ne kushtet kur ne treg eshte shumefishuar frikshem?”… Por ne nuk e futem kete pyetje, sepse s’kishim dileme ne vendimmarrjen tone, dmth qe duhet te bejme nje supersforco per ta mbrojtur konsumatorin familjar e biznesin e vogel! Keshtu qe mbase eshte me e ndershme qe disa qe bejne ironi me taksat e naftes dhe tregojne cmime krahasuese me vende te tjera (ku tanime nafta eshte rritur ndjeshem), te krahasojne pak edhe faturat e energjise per familjaret apo biznesin e vogel, per shembull me Kosoven? E pra, jane te lidhura gjerat, po s’po e zgjas me tej, se duke qene se s’je student i vitit te pare me siguri i kupton shume mire edhe ato qe nuk thua./albeu.com


Shtuar 5.02.2022 13:48