PS kërkesë gjykatës së Durrësit për njohjen e kryebashkiakes Valbona Sako
Partia Socialiste ka dërguar një kërkesë kundrejt Gjykatës së Durrësit për njohjen e Valbona Sakos, si kryetare të re të Bashkisë së Durrësit.

PS-ja ka zgjedhur ta rishqyrtojë çështjen me gjyqtarin Shpëtim Rekën dhe pritet të merret vendimi.

Ndërkohë Sako, ka deklaruar se mandati i saj është i ligjshëm.

"Të hënën do ta apeloj vendimin në Gjykatën e Apelit për të kërkuar të drejtën time", ka thënë Sako.

Kujtojmë se 2 ditë më parë, Gjykata e Durrësit shpalli të pavlefshëm procesin e 30 qershorit, duke rrëzuar kërkesën e përfaqësueses socialiste në bashki, Valbona Sako, për njohjen e mandatit.

Shtuar më 19/07/2019, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori