PS: Jo reformës, pa transparencën e zgjedhjeve
Sekretari për çështjet ligjore në PS Fatmir Xhafaj në një dalje për shtyp para medias ka ritheksuar qëndrimin e PS se nuk do të ketë Reformë Zgjedhore pa u bërë transparenca e zgjedhjeve të shkuara.

“Tryeza për Reformën Zgjedhore dje ishte një tryezë formale. PS ripësërit se nuk mund të ketë Reformë Zgjedhore pa transparencë të zgjedhjeve të shkuara. Se zgjedhjet nuk i transformoi Kodi por moszbatimi i tij. Vullnetin e shprehu Rama dje dhe dokumenti u dorëzua”, tha Xhafaj gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët.

Xhafaj në këtë pikë sqaroi se Komisioni Hetimor I kërkuar nga PS për transparencë të zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009 ka si objekt materialet zgjedhore, kurse kutitë do të jenë një cështje tjetër që do të negociohet sipas konsensusit.

“Shpresoja se pas gjithë këtij debate shpresoja se mbas gjithe këtij debati politik do ishte kuptuar: ajo cka u bë publike dje u dorëzua në tavolinë në tryezën e thirrur nga Berisha është propozimi që ka bërë PS nëpërmjet deputetëve të saj për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar, që në objekt ka paraqitur dhe mjetet e hetimit ku në kërkesë ka shqyrtimin e materilave zgjedhore. Sa u përket fletëve, kjo është një cështje ku palët kanë konsensus të ndryshëm dhe do negociohet. Kjo gjë që do të diskutohet përmes palëve, por pa pa materialet zgjedhore nuk hedhim asnjë hap tjetër për Tryezën”.

Funksionari socialist u shpreh se Berisha ka frikë nga hapja e kutive jo për të tashmen, por për të ardhmen. “Ka frikë kyeminsitri nga hapja e kutive të votimit, qoftë dhe të materialeve zgjedhore, nuk ka hallin e asaj që iku, por të asaj që vjen. Kjo është një gjë që vlen për të mbrojtur hajdutët e votës”.

Sipas Xhafajt i pabesueshem eshte dhe KQZ pasi e ka deshmuar me shume se njehere qendrimin rreth kerkesave te PS.
Sekretari për çështjet ligjore në PS u ndal dhe tek votimi në Parlament të enjtën që shkoi për imunitetin e deputetit socialist, Ilir Beqja. Xhafaj deklaroi se mosvotimi i fshehtë për rastin e mandatit të deputetit Ilir Beqja dëshmon për frikën e shumicës.

Ai u shpreh më tej se vendi është në kaos për shkak të keqqeverisjes ndërsa muajt e qeverisë po numërohen tanimë mbrapsht. “Nuk dihet me se cfarë po bën kjo qeveri, vendi është në kaos, pasi kjo qeveri po shtyn ditët me parimin ‘të dalë ku të dal뒔. (news24)
Shtuar më 23/10/2010, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori