PS-ja tallet keq me Metën, "President si gjel pa pupla dhe në flakë" (FOTO LAJM)

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla është tallur keq me presidentin Ilir Meta, i cili ka dalë hapur kundër kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës.

Balla ka publikuar një meme në Instagram, ku shihet Meta si një gjel pa pupla në mes të disa flakëve.

Më siguri kjo meme nuk do të pritet aspak mirë nga presidenti, i cili i sulmoi hapur gjatë konferencës së sotme për shtyp.

Kujtojmë se ditën e sotme, presidenti i përmendi kryeministrit ‘kartelën mendore’, sulmoi miliarderin Xhorxh Soros, ndërsa për veten tha se është i rracës së politikanëve si Avni Rustemi.
Shtuar më 02/07/2019, ora 18:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori