PS e vendosur: Zgjedhjet duhet dhe do të bëhen në 30 qershor
Një ditë pas protestës së opozitës dhe vendimit të presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve, ka reaguar deputetja e PS, Evis Kushi.

Sipas Kushit, ndryshimi i datës së zgjedhjeve është antikushtetuese dhe gjithashtu përbën një precedent penal.
"Prandaj zgjedhjet duhet dhe do të bëhen në 30 qershor”, mbylli fjalën deputetja.

Postimi i plotë i Kushit:

“Çfarë do të ndodhte sikur Presidenti të caktonte një datë tjetër (që i pëlqen opozitës) ndërsa ne si shumicë nuk pranojmë dhe deklarojmë që nuk hyjmë në zgjedhje?

Ndryshimi i datës jo vetëm që është antikushtetuese, por kjo do të përbënte një preçedent të rrezikshëm për ligjshmërinë, demokracinë dhe stabilitetin. Prandaj zgjedhjet duhet dhe do të bëhen në 30 qershor”, shkruan ajo.
Shtuar më 09/06/2019, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori