Olta për Luizin: Kishim repsekt për njëri-tjetrin, kisha përgatitur super lojë që nuk e bëra dot

Ish-banorja e Big Brother Vip, Olta Gixhari, ka folur për vendimin e saj për të dalë nga shtëpia.

Ajo është shprehur se nuk është penduar që doli nga shtëpia e Big Brother Vip.

Në një intervistë në emisionin “Wakë Up”, Olta tha se gjatë 10 ditëve të fundit të qendriit të saj në shtëpi ka luftuar shumë me veten. Ajo ishte në dilemë të vazhdonte lojën, ose të linte ccdo gjë për të takuar të birin e saj.

Olta pohoi se 10 ditët e fundit në lojë ishin ditët më të vështira për të .

“Kjo ka qenë periudha ime absolutisht më e vështirë dhe kanë qenë ndër 10 ditët më të vështira të jetës sime që vetëm qaja, vetëm rija në cepa. Ky ishte përjetimi i vërtetë sepse po më digjej shpirti që të shkoja tek djali dhe tek Dori dhe nga ana tjetër doja të vazhdoja, ta kapja me thonj atë muajin e fundit, të vazhdoja të zvarritesha dhe pak dhe pak, nga ana emocionale flas që ta shtyja dhe një ditë pa çunin, dhe një ditë tjetër… Për mua kishte filluar numërimi mbrapsht dhe nuk deri ditën që kam marrë vendimin, që ka qenë një ditë para, ka qenë e premtja. Ajo ka qenë përfundimtarja. Kanë qenë absolutisht ditët më të vështira të jetës sime dhe ka qenë vendimi më i vështirë i jetës sime dhe kjo ka qenë arsyeja pse unë rrija mënjanë etj, etj”, tha Olta .

Ish-banorja foli edhe për raportin e saj me Luizin. Ajo tha se nuk e prsite reagimin e Luizit kur ajo vendosi të linte lojën. Olta tha se priste një reagim më të ftohtë nga ana e Luizit.

“Ne kishim respekt me njëri-tjetrin. Nuk e prisja reagimin e Luizit kur unë vendosa që të dal. E prisja më të ftohtë. Ne nuk do të kishim të njëjtin shkëlqim nëse nuk do të ishim ashtu me njëri-tjetrin. Ne filluam të ndërtonim një konflikt shumë natyral që në fillim. Muajin e fundit kisha përgatitur një super mega lojë, por që nuk ndodhi”, tha Olta.

Aktorja foli edhe për momentet kur ka derdhur lot për Amosin dhe djalin e saj, ndaj thotë se të gjithë ata që tallen duhet të kenë guxim të fortë.

“Ka qenë momenti që më ka ardhur më shumë keq. Nuk më ka ardhur keq kur më janë drejtuar me gjuhë urrejtje, por për këtë pjesë. Mbase mënyrat e mia mund të jenë pak teatrale, por unë kjo jam, kjo është jeta ime. Më ka lënduar që janë tallur me këtë. Unë kam qarë 6 ditë rresht pasi pashë videon e djalit. Duhet të kenë guxim shumë të fortë njerëzit që tallen me lotët e të tjerëve”, tha Olta Gixhari./albeu.com/