"Prusjane e veshur me Chanel", kush është presidentja e Bankës Qendrore Europiane
Christine Lagarde njihet si drejtuese e FMN nga e gjithë bota. Fjala e saj ka peshë, qoftë për krizën e Greqisë apo për konfliktin tregtar SHBA- Kinë. Tani 63 vjeçarja do të bëhet
IMF-Geschäftsführerin Christine Lagarde (Getty Images/S. Loeb)

Christine Lagarde ka lindur në Paris, dhe që në moshë të re ka qenë afër qarqeve me pushtet, kur si nxënëse 18 vjeçare e një shkollë private në afërsi të Uashingtonit, ka bërë praktikën në zyrën e republikanit William Cohen, i cili më vonë u bë ministër i Mbrojtjes. Me kthimin në Francë, Lagarde, vajza e një profesori të anglistikës dhe një mësueseje të gjuhëve të vjetra, u fut për studime në universitetin elitar të shkencave Po in Aix-en-Provence dhe në Universitetin Paris-Nanterre. Lagarde përfundoi studimet në të drejtën ekonomike dhe anglistikë dhe ka një diplomë edhe në të drejtën sociale.

Vitet si avokate për çështjet ekonomike

Në fillim të vitete 1980, ajo u specializua në zyrën avokatore për çështjet ekonomike Baker & McKenzie, nga Çikago për të drejtën e konkurrencës dhe të drejtën e punës. Në vitin 1987 ajo u bë bashkëpronare e firmës dhe drejtoi mbas 1991-t, filialin e Parisit. Mbas vitit 1995, ajo mbërriti në krye të zyrës së kthyer në një nga më të mëdhatë në botë në çështjet e të drejtës ekonomike, dhe u zhvendos në Çikago. Ajo ishte gruaja e parë që drejtoi firmën, me një volum prej 2 miliardë dollarësh në vitin 2002. Në vitin 2004 Lagarde u bë drejtuese e Komitetit Strategjik Global. Paralelisht nga viti 1995 deri në 2002-n, ajo ka qenë anëtare e një qendre strategjike për studimet ndërkombëtare, një “think tank” në Uashington.

Menaxhuese krizash në arenën botërore

G20-Mächte verabschieden Erklärung für globale Konzernsteuern (Reuters/Kim Kyung-Hoon)Takim i G 20
Gjatë pjesëmarrjes në politikën franceze, duke filluar që nga 2005 ndër të tjera si ministre Financash dhe e Ekonomisë nën presidentët Jacques Chirac dhe Nicolas Sarkozy – ajo bëri emër si menaxhere krizash gjatë krizës financiare botërore dhe gjatë shpëtimit të Greqisë prej falimentimit. Në takimet e nivelit të lartë të G8-s dhe G20-s, ajo ka qenë gruaja e vetme mes ministrave të tjerë të gjithë burra. Së bashku me ministrin e atëhershëm gjerman të Financave, Wolfgang Schäuble ajo krijoi në maj të vitit 2010 fondin e parë provizor për kapërcimin e krizës, i cili u krijua me garancinë e vendeve të euros. Deri më sot ajo është mes trojkës së kreditorëve, një nga figurat më të urryera nga popullsia greke.

Në fund të qershorit 2011, Lagarde u bë drejtuese e FMN, duke qenë gruaja e parë që ulej në këtë post. Që me ngjitjen në pushtet të Donald Trumpit, shefja e FMN nuk ka lenë asnjëherë rastin t’i shkojë pa folur për tregtinë e lirë botërore dhe pa paralajmëruar për rreziqet e proteksionizmit. Që prej kohës që ka qenë në qeverinë franceze, Lagarde shihet edhe si mbrojtëse e zjarrtë e interesave të Francës. Kritikët e akuzojnë se gjatë përpilimit të paketës së ndihmës për Greqinë, ajo ka pasur parasysh vetëm interesat e bankave franceze. Sepse bankat e mëdha nga Franca kishin në rezervat e tyre shumë obligacione greke. Falimentimin e Athinës këto banka do e kishin përballuar me shumë vështirësi, nëse do e përballonin në përgjithësi.

Afera “Tapie” dhe procesi gjyqësor

Në Francë emrin e saj shumë njerëz e lidhin me të ashtuquajturën afera “Tapie”. Duke qenë ministre, ajo ka qenë përgjegjësja kryesore që shoku i ngushtë i ish-presidentit Sarkozy, Bernard Tapie, të merrte në vitin 2008 një dëmshpërblim prej rreth 400 milionë eurosh, të paguara nga taksapaguesit francezë. Argumentimi për dhënien e dëmshpërblimit ka qenë, se gjatë shitjes në vitin 1993 të firmës me artikuj sportiv, Addidas, Tapie është mashtruar nga banka shtetërore franceze, Crédit Lyonnais. Lagarde mezi i shpëtoi akuzës për inkurajimin e keqpërdorimit të parave publike. Megjithatë në vitin 2016, ajo u shpall fajtore për “pakujdesi në detyrë”, por nuk u dënua nga gjykatësi për shkak të “reputacionit ndërkombëtar.”

Vegjetariane sportive

Christine Lagarde është vegjetariane, ushtron yoga, noton dhe zhytet me pasion. Revista gjermane “Stern” e pati quajtur vite më parë “Prusjania e veshur në Chanel”. Ajo është nënë e dy djemve, flet anglisht njësoj si frëngjishten, gjuhën e nënës dhe është e lidhur shumë me vendimmarrësit në politikën amerikane dhe Wall Street, karakteristikë shumë e veçantë për një europiane. DW
Shtuar më 03/07/2019, ora 11:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori