E FUNDIT/ Zaev jep dorëheqjen
Ish-badigardi i Topallit merr postin e rëndsishëm
Një emër tjetër, ardhur nga PD, ngjitet në pozicionet më të larta të administratës.

Marjan Laca, i cili që në kohën e PD mbante gradën kryekomisar në polici, ish-bodigardi i Jozefina Topallit dhe në vitin 2013 ka qenë edhe shef qarkullimi rrugor, ku ka pasur një aksident për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, është emëruar nga qeveria socialiste në pozicionin e DREJTORIT TE ANTIKONTRABANDES në doganën shqiptare, dhe prej rreth tre javësh ka marrë edhe komandimin në postin e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Departamentit operativ hetimor.

Ky emërimi nuk është parë me sy të mirë nga socialistët, të cilët, të organizuar tashmë në mbledhje nëpër seksione e grupseksione, u janë ankuar deputetëve socialistë për këto emërime, duke kërkuar sqarime nëse PS po dorëzon pushtetin, apo nëse kanë përfunduar profesionistët në radhët e PD, që janë duke u ricikluar gjithë demokratët në poste të rëndësishme.

Marjan Laca, me detyrë kryekomisar, gjatë qeverisjes së PD ka mbajtur postin e shefit të komisariatit nr4 në Tiranë. Pas kësaj është emëruar po në atë periudhë shef komisariati në Elbasan derisa u zgjidh për të qenë në grupin e shoqerimit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Këtë fakt e ka bërë të ditur në parlament edhe kryetari i grupit socialist Taulant Balla, gjatë legjislaturës së kaluar, duke iu përgjigjur akuzave të Topallit për kasapanën që po ndodhte sipas saj në doganat shqiptare, e që sipas Ballës, aty ishte emëruar ish-bodigardi i saj.

Por askush atëkohë nuk e vuri “ujin në zjarr”. Ai u emërua në detyrën e drejtorit të antikontrabandës kur Elisa Spiropali u bë drejtore e Përgjithshme e doganave.

Por pas ankesave të socialistëve, Saimir Tahiri, kryetar i PS së Tiranës dhe ministër i Brendshëm, e shkarkoi Brenda dy ditësh nga detyra. Por, siç duket as këto nuk pinë ujë.

Me njohje të reja, e me lidhje të reja, Marjan Laca, ngrihet në detyrat më të larta shtetërore, duke penetruar lart në Doganat shqiptare, e duke lënë me “gisht në gojë” me qindra socialistë që mendonin se PS e kishte seriozisht reformën në administratë dhe heqjen e militantëve partiakë.

Sot, e flasin me zë të lartë se gjithë ish-funksionarët e PD, po marrin postet më të rëndësishme shtetërore.

Shtuar më 20/05/2019, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori