Hector Bellerin: Kur isha i vogël kam ëndërruar të luaja në Camp Nou

Ndeshja e kësaj të shtune Barcelona kundër Real Betis do të jetë tepër speciale për Hector Bellerin, i cili do të ndeshet me klubin në cilin u rrit si lojtar para se të bashkohej me Arsenalin. Tani në Real Betis, mbrojtësi i djathtë do të startojë kundër Blaugrana këtë fundjavë.

“Unë shkova ta shikoja këtë ekip kur isha në akademinë e Barcelonës Ju gjithmonë ëndërroni të ktheheni në stadium dhe unë ëndërroja të luaja atje kur isha i ri. Do të jetë një lojë e madhe për dy arsye, pasi tre pikët janë të rëndësishme për pozicionin tonë në tabelë dhe është gjithashtu mirë në nivel personal të kthehem ndaj klubit ku jam rritur.

Ne duhet të tregojmë se, falë punës që po bëjmë çdo ditë, mund të bëjmë mirë edhe kundër skuadrave si Barcelona. Pikët që ofrohen në Camp Nou janë shumë të rëndësishme”, shpjegoi ai në një diskutim për mediat zyrtare të Real Betis./h.ll/albeu.com

 

 


Shtuar 4.12.2021 13:33