Provat për mbushjen e kutive, Glover takon Bashën
Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Adreë Glover, ka mbërritur këtë mesditë në selinë blu, ku është takuar me kreun e PD, Lulzim Basha.

Ky takim, vjen një ditë pas protestës së 10 kombëtare të zhvilluar nga opozita me thirrjen e vetme "Rama Ik".

Pas shpalljes së fituesve të 30 Qerrshorit, Glover mbajti një konferencë për mediat ku tha se raporti përfundimtar i monitorimitzgjedhjeve do të dalë pas dy muajsh.

Kujtojmë se nga të dhënat e bëra publike nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pati debate për një numër më të madh votuesish sesa votash, duke u quajtur këto si skandalet e zgjedhjeve të 30 Qerrshorit.
Shtuar më 09/07/2019, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori