"Provat ja bëjnë muu", Braçe flet për pushimin e çështjes ndaj Lulzim Bashës
Gjykata e Tiranës pushoi ditën e djeshme çështjen e “lobimit rus” ndaj kreut të PD Lulzim Basha.

Por sigurisht ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga mazhoranca e cila e ka quajtur këtë vendim të padrejtë.

Menjëherë pas vendimit të djeshëm, reagoi Taulant Balla i cili tha se “Kush mendon se kjo dosje e rëndë me të pandehur kryesor Lulzim Bashën, mund të mbyllet kështu pa u hetuar aspak në themel, pa u marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, e ka shumë gabim. Kjo nuk është një çështje vetëm e drejtësisë shqiptare”.

Ndërkohë edhe sot, përmes një statusi në rrjetet sociale zv/kryeministri Erion Braçe, ka komentuar gjithashtu pushimin e çështjes ndaj Lulzim Bashës.

Braçe shkruan se provat ndaj Lulzim Bashës janë dokumente zyrtare të depozituara në agjencinë më serioze në botë dhe se Prokurorët e gjykatësit në Tiranë nuk kanë lejuar të hetohet e gjykohet rreth tyre.

Reagimi i Erion Braçes

“NUK KA PROVA! NUK KA PROVA!

LULZIM BASHA KERKON TE FSHEH IMUNITETIN UNIK PER TE MOS U GJYKUAR KURRE, KESHTU!

Prova?

JA KU JANE E JA BEJNE MUUUU!

Nuk jane letra bakalli,

jane dokumenta zyrtare te depozituara ne agjencine me serioze ne bote;

Jane me firme te Nik Muzin e Lulezim Bashes.

Prokuroret e gjykatesit ne Tirane nuk kane lejuar te hetohet e gjykohet rreth tyre!

Zero! Kur nuk hetohet nuk ka prova, afermendsh!

Por ne zyra amerikane ato jane, jane publike-ne dallim nga ketu, i shohin e i marrin te gjithe.

Prova thote se Nik Muzin njeriu nen kontrate me PD ka deklaruar zyrtarisht, me shkrim se ka marre per llogari te PD 670 mije dollare!

Tani, ose genjen ai nen betim dhe pergjigjet ne Amerike per kete,

ose genjejne ketu Lulzim Basha e zarat e tij dhe kane imunitet e as hetohen e as gjykohen.

Provat ja bejne muuuuu,

imuniteti ndaj drejtesise nuk i ben te padukshme!

KRIM I RENDE ELEKTORAL ESHTE KY APO JO?!“, shkruan Braçe.
Shtuar më 14/01/2020, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori