Prova të reja për skandalin seksual të Shukri Xhelilit
Prokuroria e Dibrës, gjatë paradites së sotme ka shkuar në zyrën e ish kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, për të sekuestruar kontratën e punës së 20-vjeçares si dhe praktikën e emërimit të denoncueses.

Ndërkohë dje është vënë në dispozicion të policisë dhe videoja e publikuar. Një ditë më parë u publikua videoskandali ku Shukri Xhelili shfrytëzonte postin e tij si kryetar bashkie për të ofruar punë në këmbim të favoreve seksuale. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2016, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori