Protestuesit shkulin pllakat e trotuarit, flakadanë e kapsolla në drejtim të Policisë së Shtetit
Vazhdon marshimi i opozitës për mëse dy orë tashmë në drejtim të Selisë së Partisë Demokratike.

Pak minuta më pare, u hodhen flakadanë dhe kapsolla në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, ku aktualisht aty pranë janë qelitë ku mbahen te arrestuarit e protestës.

Protestuesit vazhdojnë me thirrjen “Rama ik” dhe gjithashtu kërkojnë të lirohen protestuesit e tjerë.Tepër të nervozuar shkulin pllakat nga trotuari dhe gjuajnë në drejtim të Institucionit.

Nga te dhenat zyrtare nuk rezulton te kete protestues te demtuar, ndersa nje nga efektivet ka mbetur i lenduar.
Shtuar më 13/05/2019, ora 20:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori