Goditja e helikës i mori jetën fëmijës në Himarë, dëshmitarët “nxjerrin zbuluar” drejtuesin, plazhi i Potamit pa korridor për mjetet lundruese

Vazhdojnë të dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë u përplas për vdekje nga një skaf, në drejtimin e të cilit ishte Arjan Tase.

Familja e viktimës kishte nga ardhur nga Anglia për të kaluar pushimet në Shqipëri, ndërsa me origjinë ishte nga Tropoja.

Drejtusi i skafit Arjan Tase, i cili ishte pjesë e Policisë së Shtetit udhëtonte bashkë me dy persona të tjerë, të cilët do të merrën në pyetje nga policia.

Mjeti lundrues rreth 7 metra i gjatë me dy motorë të fuqishëm mban emrin “Nëna 154”.

Në momentin e ngjarjes nuk pasur rezistencë nga ana e Tases që është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar menjëherë në komisariat.

Në dëshminë e tij, Tase ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur për shkak të një defekti teknik që ka pësuar mjeti.

Por pushuesit kanë dhënë një version ndryshe. Ata shprehen se mjeti është afruar në breg dhe ka bërë një manovër kthimi indietro dhe në këtë moment helika ka goditur fëmijën, ndërsa drejtuesi nuk ka qenë aspak i vëmendshëm për të shmangur atë.

Ata pretendojnë se nuk kanë parë një defekt në skaf./albeu.com