Protestuan kundër Ramës në Fier, merret vendimi për tre të arrestuarit
Personat e ndaluar për protestën e opozitës kundër kryeministrit Edi Rama në 9 mars, kanë marrë masën e sigurisë.

Gjykata ka vendosur "arrest shtëpie" për Pëllumb Isufaj dhe "detyrim paraqitje" për dy protestuesit e tjerë Enkeled Kafrani dhe Lavdimir Zykaj.

Gjykatësit kanë parë me imtësi edhe kamerat e sigurisë dhe më pas kanë dhënë vendimin për të pandehurit shkruan bw.

arrestuarit akuzoheshin për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Shtuar më 13/03/2019, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori