“Për Erdogan”, burri në Turqi e pëson keq, gruaja e gjuan me shpullë kur mëson për kë do të votoj (VIDEO)

Një video po bën xhiron e internetit në të cilën një grua gjuan me shpullë nga pas burrin e saj, sepse i tha një gazetari se do të votojë Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet turke.

Siç shihet edhe në video, burri duke iu përgjigjur pyetjes përkatëse thotë “Erdogan” pa u menduar.

Më pas shfaqet gruaja e tij dhe mes të qenit serioz dhe shakasë i jep një shuplakë duke i bërtitur “Kilicdaroglu” (kandidati tjetër).


Shtuar 10.03.2023 16:08