Protestat e dhunshme, gruaja i del para tankut në Venezuelë (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Në Venezuelë kanë shpërthyer protestat e dhunshme ndaj presidentit Nikolas Maduro, ndërsa tre persona kanë humbur jetën si pasojë e përleshjeve.

Mediet kanë publikuar sot videon e nje gruaje e cila i ka dalë para tankut që ishte në lëvizje. Videoja është bërë virale në të gjitha mediet botërore, pasi shihet se si gruaja është e vendosur të shtypet nga tanku, ndërsa ai ndalon shpejtësinë.

Dikush i hedh një shishe gazi lotsjellës, por gruaja e largon me këmbë dhe përpiqet të durojë duke e mbuluar fytyrën me shami.

Kujtojmë se një adoleshent në Karakas dhe një grua në San Kristobal, në afërsi të kufirit me Kolumbinë, u qëlluan për vdekje.

Ndërkohë, një anëtar i Gardës Kombëtare mbeti i vrarë në kryeqytet.

Disa dhjetëra mijëra persona janë mbledhur në Venezuelë për të kërkuar zgjedhje të reja presidenciale dhe lirimin e politikanëve të opozitës, të cilët mbahen në burg.

Nga ana e tij, presidenti Maduro akuzon opozitën se po sulmon policinë. Ai i akuzon ata edhe për plaçkitjen e dyqaneve, duke thënë se mbi 30 arrestime janë kryer në lidhje me këto akte. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori