Protesta, tensionohet situata, arrestime dhe gaz ndaj protestuesve
Thirrja e policisë së Kosovës për lirimin e rrugës nga aktivistët e Vetëvendosjes ka bërë që të tensionohet situata mes protestuesve dhe policisë. Masat për zbllokimin e rrugës ka bërë që të ketë konfrontime mes tyre dhe policisë. Mesohet se jane arrestuar disa aktiviste nga forcat e rendit.

Nderkohe që protestuesit kanë qëlluar me gurë punonjësit e policisë ndërsa këta të fundit kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të turmës.

Pak më herët kreu i kësaj lëvizjeje Albin Kurti u ka bërë thirrje punonjësve të policisë që të mos provokojnë protestuesit duke premtuar se protestat do të jetë paqësore.


Protesta e lëvizjes Vetëvendosjes është penguar rreth 5 kilometra larg pikes kufitare të Mërdares ku policia nuk ka lejuar levizjen e aktivisteve drejtë kësaj pike. Kreu i kësaj lëvizje Albin Kurti ka udhëhequr aktivistët në protestën kundër hyrjes së mallrave serbe në Kosovë.

Nga protestuesit janë lejuar të kalojnë vetëm makina për pasagjerët ndërsa ato të tonazhit të madh të cilët mund të transportojnë mallra serbe nuk janë lejuar nga protestuesit. Ndërsa drejtuesit e kësaj lëvizjeje kanë deklaruar se aksioni i tyre do të vazhdojë deri sa të arrihet marrëveshja e reciprocitetit nga dy vendet. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2012, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori