Protesta e djeshme: Arrestohet i riu me kanabis, nën hetim 18 të tjerë
Një 21-vjeçar është arrestuar, ndërsa 18 të tjerë janë vënë nën hetim nga policia e Tiranës, për shkak të pjesëmarrjes në tubimin e mbrëmshëm në kryeqytet.

Sipas policisë i arrestuari është shtetasi A.M., 21 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, është konstatuar duke protestuar në mënyrë të paligjshme, ku ka kryer veprime të dhunshme në drejtim të punonjësve të policisë.

Autoritetet informojnë se nga kontrolli fizik, iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e llojit kanabis.

Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A.Sh (T)., 33 vjeç, pasi është identifikuar nga pamjet filmike si pjesëmarrës i protestës të datës 09.12.2020 dhe sërish pjesëmarrës i protestës të zhvilluar ditën e djeshme.

Policia informon se janë proceduar në gjendje të lirë 18 shtetas.
Shtuar më 13/12/2020, ora 12:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori