PROTESTA/ Kuvendi e kryeministria rrethohen metela me gjemba, 1500 policë në gadishmëri
Disa orë para protestës së planifikur nga opozita të nisë në orën 20:00 punëtorët kanë nisur të rrethojnë me gardh prej hekuri dhe tela me gjemba godinën e parlamentit dhe të kryeministrisë. Në të gjitha protestat e mëparshme tubimi i protestuesve është pozicionuar para këtyre dy institucioneve ku nuk kanë munguar as hedhjet e tymueseve dhe të mjeteve piroteknike nga protestuesit. Në kundërpërgjime policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës.

Për ruajtjen e sigurisë dhe rendit janë angazhuar 1500">1500 efektivë policie. Opozita ka kërkuar leje për protestë nga ora 20:00 deri në orën 23:59.


Shtuar më 21/06/2019, ora 14:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori