Protesta e Vetëvendosjes, e mbështesin edhe shqiptarët nga Shqipëria
Protesta e “Vetëvendosjes” e parashikuar për tu mbajtur gjatë mesditës së sotme është mbështetur edhe nga shqiptarë të Shqipërisë. Mësohet se në mbështetje të kreut të kësaj organizate janë rreshtuar me dhjetra persona të cilët janë nisur me autobusë në drejtim të Kosovës gjatë mëngjesit të sotëm.

E njoftuar nga “Vetvendosja” policia e Kosovës është vënë në gatishmëri me qëllim shtimin ë masave të sigurisë për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave përgjatë rrugëve nga vendkalimi kufitar Merdare për në Prishtinë e tutje, si dhe nga vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë për në Gjilan e tutje. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2012, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori