Në një grua e divorcuar nga Shkozeti i Durrësit në bashkëpunim me një 39-vjeçar nga Kukësi nëpërmjet shantazhit ndaj klientëve
seksuale kanë arritur të bënin shuma të majme parash deri në momentin që ata janë arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit.
Sipas policisë Teki Syla dhe
gruaja 48 vjeçare duke mbledhur materiale fotografike gjatë momentit që
gruaja kryente marrëdhënie
seksuale i përdornin më vonë ato si mjet shantazhi për ti marrë para. Prangosja e tyre është bërë pas denoncimit të një 70 vjeçari i cili kishte rënë preh e këtij skenari.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë shtrënguar me anë të kanosjes duke i kërkuar një shumë prej 15.000 eurosh 70 vjeçarit, i cili pas kryerjes së marrëdhënieve me gruan nga Durrësi, është përballur me kërkesën befasuese. “Na sill 15 mijë euro, në të kundërt të gjitha
fotot do t’u dërgohen familjarëve!”, e kanë kërcënuar ata. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2012,
ora 09:50