Propozoi Ridvan Boden për BSH, Rama tregon arsyen
Kryeministri Rama propozoi ish-ministrin e PD-së Ridvan Boden për anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Sigurisht sic ritej, ky vendim shkaktoi shumë reagime në palët politike.

“Edhe këtë herë, duke propozuar Ridvan Boden për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të BSH zgjedhim t’i shërbejmë bankës dhe jo partisë”, pohoi Rama këtë herë në përgjigjen time.

Përgjigja e Ramës:

O Ismet, more Ismet, Ridvan Boden e kam takuar vetëm njëherë në jetë, pa asnjë lidhje me politikën, kur ishte deputet i thjeshtë. Shumë kohë më pas kur në kabinet po përgatismin propozimet e qeverisë për tre anëtarët, i kam çuar një SMS interesimi për kandidaturën e tj. Ish-ministri i financave është përgjigjur pozitivisht. Bode u shpall tradhtar nga partia e tij dje.

S’do kisha humbur asnjë sekondë me ty Ismet, sepse je një profil false. Vazhdo merri ajër kësaj toke. S’do kisha humbur asnjë sekondë as për t’i dalë në mbrojtje ish-ministrit të PD, aq më tepër që Ridvan ode nuk e kam propozuar përsa shumë ka luftuar politikisht kundër qeverisë tonë dhe meje në parlament. S’é kam propozuar as për ta larguar si udhëheqës politik në fushata si në Qarkun e Korçës ku e hoqi PD dhe na u bënë më të lehta si fushatat ashtu edhe fitores.

Arsyeja e propozimit tim, dhe a e ka tradhtuar ai partinë, apo partia atë, këtë debat bëjeni në klubin e SHQUP-it aty ku bisedoni me Babalen, dëshmitarin X e kadrinjtë e tjerë. Ndërsa BSH nuk është as e partive dhe as e kadrinjve.

Flamuri i vetëm është ai i interesave kombëtare. Të jesh i propozuar për të kontribuar në bordin e BSH duhet thjesht të jesh një profesionist. Abren Malaj dhe Ridvan Bode janë dy ish-ministra, sot jashtë rolit partiak, por kur vjen puna te proceset vendimmarrëse të BSH, janë dy figura të vlefshme në shërbim tëpolitikës monetare të vendit tonë.

E thënë ndyrshe për ty Ismet, shërbëtorë të zellshëm të partisë tënde si Flamur Kadriu apo Kadri Noka, partia mund t’i propozojë në… Frymorët besnikë të atij lloji janë aq të padobishëm. S’kemi qenë dhe s’do jemi kurrë njësoj, sepse ne, PS, e kemi vënë gjithmonë interesin e vendit dhe të shtetit të parin. Edhe këtë herë, duke propozuar Ridvan Boden për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të BSH zgjedhim t’i shërbejmë bankës dhe jo partisë.
Shtuar më 25/11/2018, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori